Londër, 25 Qershor NOA - Një grua e torturuar, në vëmendjen e kontrollit të mjekëve, por jo vetëm, të Sigmund Freud dhe Carl Jung.
Është ajo çka interpreton në filmin e ri aktorja Keira Knightley, një pjesë e David Cronenberg që titullohet “A dangerous mehod”.
Keira është në rolin e një “borderline”, ashtu siç kuptohet qartë dhe nga triler-at e para që janë shpërndarë në rrjet.
Filmi është marrë nga një pjesë teatrale e Cristopher Hampton.
Një trekëndësh i çuditshëm ku raporti mjek-pacient ndërthuret në mënyrë të kryqëzuar me atë dashuror dhe seksual që lidh tre protagonistë në këtë ngjarje.
Për vajzën e bukur të guvernatorit të sagës së “Piratëve të Karaibeve”, duhet theksuar se është bërë një ndryshim i fortë në rol, duke u bërë pjesë e atmosferëve të errëta dhe të buta.
r.b/NOA