English

Kina: E cilësoi Tajvanin ‘Taipei kinez’, Shqipëria mbetet aleate e jona

Pekin, 25 qershor, NOA – Përveç Tajvanit, Shqipëria ka nxjerrë vendimin për të hequr regjimin e vizave edhe me Kinën.

Lajmi është komunikuar nga mediat kineze, sipas të cilave, Shqipëria u ka dhënë mbajtësve të pasaportës së këtij vendi statusin pa viza që nga data 1 qershor.

“Përdorimi nga ky vend ballkanik i emrit ‘Taipei kinez’ për t'iu referuar Tajvanit në listën e vendeve që u hiqen vizat, dorëzuar Shoqatës Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), përbën një përcaktim të pranueshëm.

Kjo është një shenjë e vullnetit të mirë, duke pasur parasysh faktin se Shqipëria ka qenë prej kohësh një aleat i patundur i Republikës Popullore të Kinës”, mësohet të jetë shprehur drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Çështjeve Evropiane në Ministrinë e Jashtme të Kinës, James Lee.

Sipas tij, duke filluar që nga vitet 1950, Shqipëria propozoi që Republika e Kinës (ROC), të zëvendësohet nga Republika Popullore e Kinës (PRC) si përfaqësuese zyrtare e Kinës, derisa ajo e para tërhoq nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në vitin 1971.

Privilegji i heqjes së vizave do t’i shpëtojë mbajtësit e pasaportave të Kinës nga një tarifë 30 € (43 $) e aplikimit për vizë dhe shqetësimin për të marrë një vizë shqiptare në ambasadën shqiptareBudapest të Hungarisë.

Me anë të këtij rregulli të ri, ata do të lejohen të qëndrojnë deri në 90 ditë në vend.

Ndërkaq, sipas të dhënave, Shqipërinë e kanë vizituar 1.500 tajvanezë gjatë pesë viteve të fundit.

n.e/NOA

KOMENTE