Tiranë, 25 qershor 2011 NOA- Partia socialiste ka përsëritur akuzat drejtuar kreut të KQZ-së, Arben Ristani, lidhur me atë që socialistët e cilësojnë si manipulim të zgjedhjeve të 8 majit.
Duke e cilësuar si një maskaradë elektorale, deputeti Blendi Klosi nga selia rozë akuzoi kryeministrin Berisha si urdhëruesin e vetëm të KQZ-së, i cili ka manipuluar deri në detaj materialet zgjedhore. “Sali Berisha dhe vegla e tij qorre Ristani, po i heqin këtë shanc, duke bërë një proces aspak Europian, duke e lënë pas nga Europa e qytetarëve dhe Europa e ëndërruar. KQZ-ja po i ngjan një pazari cikërimash,se një institucion dinjitoz që është i paaftë, ashtu siç e kërkon dhe i paafë të fitojë e ka cuar vendin në një rrugë të rrezikshme”, tha Klosi.
“Kodet e ndryshuara të fletëve të votimit, fletët e lënë jashtë zarfeve, fletë të cilat kanë fluturuar nga njëra qëndër në tjetrën me duart e shërbëtorëve dhe të shërbëtorit Ristani”, deklaroi deputeti socialist.
Sot në orën 18.00 KQZ pritet të shpallë rezultatin për votimin në Tiranë, pas numërimit rë fletëve të hedhura gabim në 11 njësi bashkiake.
a.q/NOA