English

KQZ miraton në parim projekt- aktin për rezultatin e Tiranës

Tiranë, 25 qershor 2011, NOA- (Update) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas debateve të njëpasnjëshme nga njëri anëtar tek tjetri, ka miratuar me 4 vota pro dhe 2 kundër, në parim projekt- aktin për shpalljen e tabelës përmbledhëse të rezultateve për Bashkinë e Tiranës.

Më herët nënkryetarja e këtij komisioni Dëshira Subashi deklaroi se organizimi i aktit është jo i rregullt, madje kërkoi që rezultati i Tiranës të numërohet edhe njëherë.

Kjo deklaratë ndeshi në kundërshtimin e kryetarit të KQZ-së Arben Ristani, i cili u shpreh se komisioni duhet të merret me vetë aktin dhe jo me deklarata politike.

Nga shqyrtimi i këtij projekt-akti pritet edhe dalja e emrit të fituesit të Tiranës, pas rivlerësimit të 368 qendrave të votimit, të cilat u shqyrtuan pas vendimit të dhënë nga Kolegji Zgjedhor.

Nga ky numërim i cili përfundoi ditën e enjte rezultoi në avantazh kandidati i mazhorancës për Tiranën, Luzlim Basha me 95 vota përpara rivalit socialist Edi Rama.

a.y/NOA

KOMENTE