Shkup, 25 qershor 2011 NOA/ Evropa e Lirë- Sot në Shkup po zhvillohet seanca për konstituimin e Kuvendit të Maqedonisë, i dal nga zgjedhjet e parakohshme paramentare të 5 qershorit si dhe për zgjedhjet e kryeparlamentarit të ri. Jozyrtarisht nga BDI-ja, raportohet se Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë shqiptar, ashtu siç kërkoi kjo parti në bisedimet me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit. BDI në qeverinë e re që pritet të formohet pas konstituimit të Kuvendit, do të udhëheqë me 5 ministri, do të këtë dy poste të zëvendëskryeministrave, 5 zv/ministra dhe po aq sekretar shtetëror. Kjo parti do të drejtoj ministrinë e mbrojtjes, të drejtësisë, ekonomisë, pushtetit lokal dhe të ekologjisë. Zv/ministra shqiptarë do të ketë në Ministrinë e Brendshme, të Financave, Arsimit dhe në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që u mbajtën më 5 qershor, më shumë deputetë fitoi koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, gjithsejt 56 mandate, ndërsa tek shqiptarët fitoi Bashkimi Demokratik për Integrim me 15 mandate.
a.q/NOA