English

Pasqyra e shtypit, 25 qershor 2011

Tiranë, 25 qershor 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e shtunë, 25 qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” çelet me titullin: “Gara për Tiranën. Gati vendimi 200 faqësh i KQZ: Basha fitues me 93 vota”. Në suplementin plus lexoni titujt: “Lorik Cana lidhje me aktoren porno” dhe “Bjordi dhe Adela braktisin Shqipërinë, dorëzojnë shtëpinë dhe nisen në Itali”.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor: “PPE: Tirana, PS të njohë vendimin e Kolegjit”. Më tej argumentet me tituj “Marko Bello: PS e humbi Tiranën. Kolegji dha vendime profesionale”; “Rama: Mos lejoni trafikun e votave në këshillat e qarqeve”.

Gazeta “Shekulli” ka si argument kryesor në faqen e parë: “Precedenti i Kolshit, Tirana drejt rivotimit”. Tituj të tjerë të faqes së parë janë: “Eurostat: Shqipëria më e varfra në Europë” si dhe “Klosi: Për Safo Markon dhe vujoristët”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin kryesor: “KQZ, manovra për Bashën fitues. Për vendimin që do të merret sot pasdite nevojiten vetëm katër vota”.

Argumente të tjera të faqes së parë janë: “Shqipëri-Bjellorusi, dyshime për trukim”; “Bllokohen 3 milion euro të bosit të Albania Airlines”; “Deklarata: Pallati brenda në det me vendim të KRRTRSH-së”; “Kali i Trojës”, 70 vitet e agjenturës greke në Shqipëri”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin: “Të burgosur me HIV. Pëllumb Pipero: Ka të dënuar të infektuar”. Faqja e parë vijon me titujt “Zëvendëskryeministrja e Kosovës: Akademi të përbashkëta me Shqipërinë”; intervista, “Amik Kasoruho: Pse më la shije të shëmtuar dëshmia mbi Kongolin”. Në suplementin Blutooth “Bojken Lako ndahet nga gruaja, zëvendësministri kërcen majë karriges”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE