English

PD i përgjigjet Ramës: Po përbalt procesin, ne do të pranojmë rezultatin

Tiranë, 25 qershor 2011 NOA – Partia demokratike ka reaguar pas deklarates në mesditë të deputetit socialisit Blendi Klosi. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj, deklaroi se zgjedhjet ishin transparente dhe procesi po tentohet të përbaltet nga vetë kreu i opozitës Edi Rama.

“Ne e kemi thënë se do të pranojmë rezultatin e zgjedhjeve të 8 majit – ka deklaruar Mustafaraj- ndërsa Rama flet për kanibalizëm dhe maskaradë. Ai nuk do që votat e shqiptarëve të numërohet, nuk do që të dëgjohet zëri i qytetarëve. Procesi, deri me tani ka treguar se shqiptarët kanë votuar Lulzim Bashën, e për pasojë Rama po bën të gjitha përpjekjet për të përbaltur procesin”. Partia Demokratike nënvizoi edhe një herë këtë të shtunë se procesi zgjedhor ishte i drejtë, transparent dhe i saktë, ku çdo votë u numërua dhe zëri i çdo qytetari u dëgjua.

a.q/ NOA

KOMENTE