Durrës, 25 qershor 2011, NOA- Një 55 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka gjetur vdekjen pasditen e sotme teksa ka qenë duke peshkuar në det me dinamit.
Sipas të dhënave paraprake mendohet se shkaku i vdekjes së tij ka qenë pikërisht shpërthimi i dinamitit.
Viktima është identifikuar si Bashkim Bega, banues po në qytetin e Durrësit, ndërkaq mësohet se vdekja e tij ka qenë e menjëhershme si pasojë e fuqisë së shpërthimit.
Sakaq nga ana e uniformave blu ka nisur hetimi për zbardhjen e ngjarjes.
a.y/NOA