Qaf-Botë, 25 qershor 2011 NOA- Një incident i rëndë ëshë regjistruar pak minuta më parë në pikën e kalimit kufitar të Qaf - Botës. Zyra e shtypit e PDIU bëri të ditur se, deputeti i kësaj partie, Dashamir Tahiri i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Markat, Ismali Myrtaj si dhe nga disa gazetarë, nuk janë lejuar të kalojnë kufirin nga ana e palës greke.
Pas disa debatesh, deputeti Tahiri është lejuar të kalojë kufirin, ndërsa Myrtaj së bashku me gazetarët janë ndaluar, me pretendimin e palës greke se ata përbënin "Rrezikshmëri për rendin publik". Edhe pse kryetari i Komunës Markat ishte i pajisur me pasaportë shërbimi, nuk është lejuar të kalojë pikën kufitare nga ana e palës greke, sakttëson njoftimi i PDIU.
a.q/NOA