Londër, 25 Qershor NOA - Të praktikosh sport dhe aktivitete fizike bënë shumë mirë.
Bënë mirë për trupin, por dhe për mendjen.
Megjithatë për të luftuar stresin dhe depresionin nuk mund të jetë e mjaftueshme një shëtitje në biçikletë apo një kros i qetë.
Duhet sforcim, lodhje, djersë, me pak fjalë një punë shumë e lodhshme dhe e mundimshme.
Sa më intensiv të jetë ushtrimi i sporteve, aq më shumë luftohen stresi dhe depresioni.
Sforcimi duhet të zgjasë të paktën 20 minuta.
Këtë e pohon një studim i Manchester Metropolitan University, i cili është prezantuar në kongresin e “British Psychological Society” që u mbajt në Glasgow (Skoci).
r.b/NOA