Ukrainë, 25 qershor 2011 NOA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian e kanë dënuar procesin gjyqësor ndaj ish Kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, me dyshimin për abuzimin me pushtetin. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, ka thënë se ka shqetësime se procesi duhet të jetë një ndjekje “e motivuar politikisht” ndaj një figure të opozitës.
Timoshenko është akuzuar për abuzim të detyrës duke nënshkruar marrëveshje në vitin 2009 që të blej gaz natyral nga Rusia me çmime që hetuesit kanë thënë se kanë qenë tepër të larta dhe e ka nënshkruar pa autorizim këtë marrëveshje.
Julia Timoshenko i ka hedhur poshtë akuzat, duke thënë se ato janë të orkestruara nga Presidenti Viktor Janukoviq, që të bllokoj pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale.
a.q/NOA