Tiranë, 26 qershor 2011, NOA- Një 44 vjeçare ka gjetur vdekjen mbrëmjen e sotme pasi është hedhur nga kati i 5-të.
Menjëherë pas aktit fatal e dëmtuara u dërgua në drejtim të spitalit por pikërisht atje ka humbur dhe jetën si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se viktima është identifikuar si Lindita Gjebrea dhe mendohet që prej disa kohësh të vuante nga një sëmundje mendore, çka mund të ketë qenë edhe shkaku i këtij veprimi, ndërsa ngjarja fatale ka ndodhur përballë Telekomit.
a.y/NOA