Rusi, 25 Qershor NOA - Vdes pikërisht gjatë funeralit të saj: tragjedia e pabesueshme ka ndodhur me një grua ruse 49-vjeçare, Fagilyu Mukhametzyanov, e cila gabimisht ishte deklaruar si e vdekur si rrjedhojë e një infarkti, por që realisht ishte ende gjallë.
Gruaja u zgjua papritur gjatë funeralit të saj në Kazan dhe zbuloi që ishte në brendësi të një arkivoli dhe menjëherë nisi të bërtiste si një e porsalindur.
Rruga për ta transportuar në spital ishte krejtësisht pa vlerë: pas vetëm 12 minutash terapi intensive ka mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë.
Lajmi është njoftuar nga britanikja Daily Mail, që ka përcjellë dhe nervozizmin e bashkëshortit, Fagili, që tani pretendon përgjigje nga autoritetet.
“Jam tepër i nervozuar. E deklaruan të vdekur ndërkohë që ajo ishte gjallë. Mund të kishte shpëtuar”, - thekson bashkëshorti.
r.b/NOA