Kabul, 26 qershor 2011, NOA- Një vajzë e vogël e moshës tetë vjeçare mbeti e vdekur, kur kryengritësit shpërthyen bombën që i kishin dorëzuar për ta çuar në afërsi të forcave afgane të sigurisë, në jug të Afganistanit.
“Terroristët kanë dërguar një vajzë të vogël dhe të pafajshme, duke i dhënë një çantë me një bombë brenda për ta çuar afër forcave të sigurisë, por më vonë e kanë shpërthyer atë duke vrarë edhe vajzën, por nuk u shënua asnjë viktimë tjetër dhe as objektivi i tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Afganistanit.
a.y/NOA