Shkup, 26 qershor, NOA - Tashmë 10 vjet pas përfundimit të konfliktit të vitit 2001, statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së mbetet i pazgjidhur, edhe pse shumë herë është diskutuar dhe është paraqitur si prioritet i partive politike shqiptare. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti sikur më parë premton se, gjatë mandatit të ardhshëm katër vjeçar do të zgjidh këtë çështje, për të cilën është marrë vesh me partnerin e tij qeverisës, Nikolla Gruevski gjatë negociatave për formimin e qeverisë. Ahmeti vlerëson se, statusi i UCK-së duhet të zgjidhet në mënyrë institucionale, pasi që lufta e UÇK-së solli deri te nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit.
Zgjidhja e statusit të UÇK është paraparë edhe në platformat e partive tjera shqiptare në Maqedoni.
Prioriteti i partive politike shqiptare në zgjedhjet e 5 qershorit ishte zgjidhja e statusit të UÇK-së. "Ne sigurisht se kemi për bazë edhe këtë problematik për ta mbyllur dhe për ti dhënë fund, sepse zvarritja e vazhdueshme më shumë ka goditur familjet dhe invalidët e UÇK-së, të cilët janë të zhgënjyer me vite të tëra", thuhet nga PDSH-ja.
Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH) nënvizon se çështje e parë mbetet statusi i familjeve dhe dëshmorëve të UÇK-së. "Ne kërkojmë barabarësi për zgjidhjen e kësaj çështje që të kemi një status të barabartë duke krahasuar me atë që ka përfituar pala tjetër në konflikt. Përveç kësaj, ne angazhohemi për lirimin nga burgjet të të gjithë ish-pjesëtarëve të UÇK-së që janë në burgje si pasojë e proceseve të montuara politike", theksohet në platformën e BDSH-së.
Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) thekson se ka propozimin e zgjidhjes së kësaj çështje, ashtu siç kanë përfituar të ashtuquajturit "branitellat" maqedonas. Statusi juridik i shqiptarëve edhe më tej ngelë i pazgjidhur, edhe përkundër ndryshimeve të fundit në Kushtetutë pas konfliktit të 2001. Praktika dëshmon se shqiptarët edhe më tej nuk i gëzojnë të drejtat themelore