Forlì, 26 qershor 2011 NOA – Një i ri shqiptar ka pësuar fund tragjik të jetës së tij për shkak të një aksidenti rrugor ku u përfshi fatalisht.
Korrespondentja e agjencisë NOA raporton se viktima është Armand Rexhepi, 24 vjeç nga Shkodra, emigrant i rregullt prej kohësh në Itali.
Aksidenti qe shihni edhe ne foto, ndodhi në zonën Galatea në Forli, mbrëmjen e djeshme në orën 22.55, ndërsa po udhëtonte në rrugën ndërmjet lokaliteteve Cusercoli dhe Civitella, në drejtimin që të çonte në Forlì.
Armandi ishte duke drejtuar një makinë tip Daewoo dhe gjendej në mjet bashkë me dy të mitur.
Për shkaqe ende të paqarta, Armandi ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka dalë jashtë rruge. Si rezultat makina ka bërë disa rrokullisje.
Forcat policore dhe ekipet e shpëtimit të mbërritura në vendngjarje, konstatuan se Armandi kishte humbure jetën nga plagët serioze, kurse dy të miturit ishin lënduar, pa rrezik për jetën.
j.s/e.t/NOA