Romë, 26 qershor 2011, NOA – Djegia e mbeturinave në qytetin jugor të Italisë Napoli ka rritur muajin e fundit numrin e patologjive të frymëmarrjes tek fëmijët, duke shtuar ankthin e përhapjes së epidemive nga plehrat në Napoli.
Lajmin e bëri publik Federata italiane e mjekëve pediatër.
Sipas mjekëve patologjitë e frymëmarrjes tek fëmijët janë rritur nga 10-20 përqind, duke rikthyer emergjencën e pasuar nga hedhja e djegia e pakontrolluar e mbeturinave në këtë qytet.
Federata italiane e mjekëve FIMP prej mëse një viti është hedhur në një aksion për monitorimin dhe kontrollimin e rritjes eventuale të numrit të patologjive pediatrike që lidhen me çështjen e plehrave.
mit/NOA