Janinë, 26 qershor, NOA – Policia greke ka identifikuar personin që ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur gjatë natës në aksin rrugorë, Janinë-Athinë. Sipas policisë greke viktima është Altin Paja, i cili ka qenë dhe një prej shoferëve të autobusit me shqiptarë që udhëtonte për në kryeqytetin helen.
Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se autobusi që u përplas me një kamion në Janinë është me targa “AAA 115 AJ” dhe prodhim i vitit 1997.
Nga hetimet paraprake rezulto se autobusi është përplasur me një kamion që kishte para. Ndërkohë që raportohet dhe për 6 persona të plagosur, të cilët janë transportuar në spitalin e Janinës.
a.k/NOA (vijon...)