English

Lirohet disidenti Hu Jia në Kinë

Kinë, 26 qershor, NOA - Pas vitesh me radhë në burg veprimtari i njohur kinez i të drejtave të njeriut Hu Jia është sërish i lirë. Këtë e konfirmoi gruaja e tij Zeng Jingyan. Për nxitje të minimit të pushtetit shtetëror Hu Jia u dënua në 2008-ën me tre vjet e gjysmë burg. 37-Jvjeçari pati bërë emër si luftëtar i të drejtave të njeriut, i mbrojtjes së mjedisit dhe i interesave të të sëmurëve me SIDA.

37 vjeçari, bëri tre vjet e gjysmë burg për “nxitje të përmbysjes së regjimit”. Jashtë shtëpisë së tij në dalje të Pekinit ndodhen forca të shumta policie, që tregojnë se disidenti është në një lloj arresti shtëpiak.

Lirimi i Jia vjen vetëm pak ditë pas atij të artistit Ai Ëeiëei, ditën e mërkurë. Burgimi i Ëeiëei në prill shkaktoi një reagim global për lirimin e tij.

NOA/DV

KOMENTE