English

Ndahet nga jeta Alqi Kareco

Tiranë, 26 qershor, NOA – Artisi dhe mjeshtri i orkestrimit, Alqi Kareco është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 79-vjeçare.

Alqi Kareco është një prej themeluesve të Estradës së Varietesë së Tiranës. Në karrierën e tij mbi 40-vjeçar në fushën e muzikës, Kareco ka orkestruar më shumë se 5000 këngë të muzikës së lehtë. Ai ka marrë pjesë në Festivalet e Këngës në RTSH, që nga krijimi i këtij festivali.

Nga kolegët ai cilësohet si një artist që ka dhënë kontribut të çmuar dhe të rëndësishëm në muzikën shqiptare.

Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të artisti të njohur, në orën 13.00-14.00, në hollin e Teatrit të Metropolit.

a.k/NOA

KOMENTE