Kinë, 26 qershor, NOA – Pas stuhisë, në një qytet në Kinë, banorët kanë parë pamjet me spektakolare që janë shkaktuar nga ndryshimi i temperaturave. Një “qytet fantazmë” shfaqej mbi lumë, me pallate të larta dhe me pemë të rrethuara nga mjergulla. Pas panikut të parë, ata që kanë vënë re “qytetin”, kanë kuptuar se bëhej fjalë për një fenomen natyror, të njohur me emrin mirazh. Ndërsa mediat kanë botuar dhe pamjet nga “shfaqja” e qytetit, për të cilat pretendojnë se janë të vërteta.
Pamjet e “qytetit fantazmë”, janë shfaqur në lumin Xinan në qytetin Huanshan, në lindje të Kinës.
Dukuria e mirazhit, ndodh kur ajri i mbinxehur nga toka përplaset me një shtresë ajri të freskët. Sipërfaqja ndarëse vepron si pasqyrë dhe pasqyron objektet. E njëjta gjë mendohet se ka ndodhur dhe në “qytetin fantazmë” kinez. Fenomeni i njohur më tepër në shkretëtira ka nxitur dhe ekspertët të analizojnë më me kujdes fotot e publikuara nga mediat.
Risia e këtij mirazhi është së ai është filmuar dhe fotografuar. “është e mahnitshme, duket si ndonjë skenë filmi”, tha një prej banorëve që ka regjistruar mirazhin me kamer”.
a.k/NOA