English

Pakistan, burrë e grua sulm kamikaz në stacionin e policisë

E diel, 26 qershor 2011, NOA- Talebanët pakistanezë kanë konfirmuar praninë e një gruaje kamikaze në rastin e djeshëm të shpërthimit me bombë në rajonin e policisë në veriperëndim të Pakistanit, nga ku mbetën të vdekur 12 policë.

Është hera e parë që talebanët lejojnë dhe pranojnë përdorimin e një gruaje në një sulm vetëvrasës.

Një zëdhënës i grupit kryesor të talebanëve ka marrë përgjegjësinë e atentatit, duke e komentuar si hakmarrje për vrasjen e Osama Bin Laden madje shprehet se janë dërguar një çift kamikaz, burrë dhe grua për të kryer këtë atentat.

a.y/NOA

KOMENTE