Lezhë, 26 qershor 2011, NOA- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 47 vjeçar me banim në fshatin Tale të këtij qyteti pasi gjatë ditës së djeshme aksidentoi duke përplasur me makinë një person i cili ishte nën drejtimi e një motorri.
I ndaluari është identifikuar si Martin Gjini i moshës 47 vjeçare, ndërsa aksidenti mësohet të ketë ndodhur në momentin kur ai ka qenë duke drejtuar një “Ford Tranzit” me targe MR 2508, në fshatin Tale ku dhe është përplasur me motoçikletën tip “Lonçin” pa targa me drejtues Pjetër Gjonaj, 54 vjeç.
Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spitalin e Lezhës.
Por drejtuesi i automjetit nuk është mjaftuar me kaq por është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë as ndihmën e parë të dëmtuarit, por pavarësisht kësaj ai nuk ka mundur tu shpëtojë prangave të policisë.
a.y/NOA