Tiranë, 26 qershor, NOA - Presidenti Bamir Topi, i ka shprehur familjes së orkesturesit të njohur Alqi Kareco ngullëshimet për humbjen e njeriut të tyre të dashur.
“Në këto çaste të dhimbshme e të rënda, dëshiroj t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortit dhe babait tuaj të dashur, pianistit dhe orkestrantit autodidakt, Alqi Kareco!”, shprehet Topi në mesazhin e tij.
Presidenti vlerëson se “Artisti i Merituar” dhe mjeshtri virtuoz i pianos dhe i orkestrimit ka lënë gjurmë të paharrueshme në muzikën e lehtë shqiptare të gjashtë dekadave të fundit.
“Me kontributin e tij në themelimin e “Teatrit të Varietesë”, në Festivalet Kombëtare të Radio-Televizionit Shqiptar, me rreth 5000 mijë orkestrimet si dhe me ndikimin e pamohueshëm në përgatitjen dhe përsosjen artistike të dhjetëra e dhjetëra këngëtarëve të talentuar, Alqi do të mbetet përgjithmonë i gdhendur në kujtesën e muzikantëve dhe artdashësve shqiptarë për talentin e përkushtimin e tij të rrallë artistik si dhe për vlerat e tij të rralla njerëzore e qytetare”, shprehet Presidenti në mesazhin e tij për familjarët.
a.k/NOA