English

Rusi, policia dhunon homoseksualët gjatë marshimeve publike

Rusi, 26 qershor, NOA - Policia ruse ka arrestuar mbi dhjetë aktivistë të të drejtave të homoseksualve që morën pjesë në një marshim të tyre gjatë fundjavës, duke e arrestuar shkurtimisht edhe udhëheqësin e këtyre aktivistëve, Nikolei Aleksejev.

Grupi prej 15 personave, përfshirë edhe aktivistë nga Ukraina dhe Bellorusia, kanë demonstruar të shtunë në Shën Peterburg.

Kjo protestë është mbajtur për të treguar solidaritet ndaj marshimeve të homoseksualëve që janë mbajtur në tërë Evropën dhe një ditë pasi shteti amerikan i Nju Jorkut është bërë shteti i gjashtë federal që ka legalizuar martesat e personave të të njëjtës gjini.

Autoritetet ruse rregullisht nuk ju japin leje aktivistëve të të drejtave të homoseksuealve që të mbajnë demonstrata në Rusi dhe me shpejtësi shtypin protestat e tyre.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE