English

Shqiptari fton minorenen norvegjeze për akullore, e dhunon seksualisht

E diel, 26 qershor 2011, NOA- Një minorene nga Norvegjia ka rënë pre e dhunës së një shqiptari nga Maqedonia.

Siç raporton INA, 22 vjeçari i cili ndodhej për pushime në Kroaci, ka ftuar 16 vjeçaren nga Norvegjia që ti blejë një akullore dhe më pas e ka detyruar atë të bëjë seks oral në një vend të mënjanuar, duke i bërë presion.

Vajza e cila ndodhej për pushime me gjyshen saj e ka denoncuar menjëherë këtë rast, duke bërë që policia pas pak kohësh të vërë në pranga autorin.

Ndërkaq shqiptari i ka mohuar akuzat, por duket se pushimet e nisura në Makarska kanë marrë rrjedhë tjetër, duke devijuar vendin e pushimeve nga pikat turistike, mbrapa hekurave.

a.y/NOA

KOMENTE