Dr. Alban Daci*
Siria (në arabisht Bil…d al-Sh…m) që nga shekulli i IV para Lindjes Krishtit ndërtonte vendin e takimit të botës greko-romake me atë arabe. Në periudhën e vonë romake dhe në periudhën e para bizantin arabët merrnin pjesë në ngjarjet politike të Sirisë: disa prej tyre kishin detyra të mbronin rajonin si një konfederatë të perandorisë, të inkuadruar plotësisht
në aparatin ushtarak bizantin, të tjerët përbënin rrezikun- ose një ndër rreziqet, kundër të cilëve edhe vetë Arabët dhe aleatët e Bizantin duhet të luftonin kundër tyre. Pra, Siria ka një histori të lashtë dhe të qytetëruar dhe të karakterizuar që nga fillimet e saj me konflikte dhe përçarje si shkak i ngjarjeve të brendshme por edhe të influencave të huaja. Edhe pse
Siria është një vend me një histori të lashtë, për Perëndimin ajo nuk ka qenë shumë e njohur, sepse ajo ka pasur komunikime të pakta me botën e jashtme. Siria sapo është njohur nga opinioni publik ndërkombëtar. Siria është populluar prej mijëra vitesh, që nga ardhja e romakëve. Perceptimi perëndimor i këtij vendi është shumë i influencuar nga mosmarrëveshja me Izraelin. Për këtë arsye shumë herë perëndimorët kanë qenë të mendimit se ky është një vend i vështirë për t’u administruar. Realisht kjo është pjesërisht e vërtetë. Megjithatë, nuk duhet të harrohet fakti se Siria është familjare si me Perëndimin ashtu edhe me Lindjen dhe që ka avantazhin për faktin se bën pjesë në zonën e Mesdheut.
Gjeografikisht Siria është e përbërë nga dy zona: një perëndimore që kufizohet me Mesdheun dhe tjetra me e gjerë që kufizohet me
luginën e Eufratit. Kjo lidhje mes Mesdheut dhe Lindjes, shpjegon rëndësi që ka ky vend, i cili shpesh ka luajtur rolin e korridorit për shkëmbimin e mallrave mes Perëndimit dhe Lindjes. Deri në vitin 1918 termi Siri përfshinte territoret që sot quhen: Liban, Izrael dhe Jordani. Kufijtë e brendshëm të Sirisë janë artificial dhe reflektojnë ndërhyrjet që kanë bërë
forcat e jashtme. Gjatë dominimit francez u rrit zhgënjimi i nacionalistëve arab, paralelisht me keqësimin e Perandorisë Otomane, në vazhdim sfiduar nga fuqia koloniale. Nacionalistët sirian i kundërviheshin tendencës për ta ndarë territorin dhe separatizmit mes minoriteteve fetare. Pakënaqësia bëhet një revoltë e hapur disa herë rresht mes viteve 1925 dhe 1945, kur trupat franceze largohet për shkak të ndërhyrjes angleze. Pavarësia e plotë arrihet në vitin 1946, duke e lënë të pazgjidhur problemin e kufijve. Në vitin 1948 prania e re e Izraelit dhe lidhja me konfliktin palestinez e komplikojnë skenarin. Pas pavarësisë, Siria kalon përmes periudhave të destabiliteti. Ndodhën disa grushte shteti që dëshmon vështirësitë e vendit për t’u përshtatur me realitetin e ri, për të gjetur një ekuilibër mes forcave të brendshme dhe për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët si Egjipti, Iraku, Jordania dhe Izraeli. Në vitin 1967 dhe vitin 1973 Siria përfshihet në dy luftëra kundër Izraelit. Nga ai moment është në fuqi marrëveshja e liberalizimit e sponsorizuar nga SHBA në vitin 1974.
TRASHGIMIA E HAFEZ AL ASSAD
Në fillim të viteve ’70 lindi lidershipi i Hafez Al Assad që përfaqëson një ndryshim thelbësor në jetën politike dhe sociale të Sirisë. Al Assad merr pushtetin e partisë Baath në vitin 1970 dhe në vitin 1971 zgjidhet President. Nën kontrollin e tij Siria bëhet një shtet i fortë me një kontroll të fortë social dhe gjithashtu rritet shumë nën udhëheqjen e tij panarabizmi. Në sektorin ekonomik ai inkurajoi shumë sektorin privat. Është e rëndësishme të theksohet se në Siri lindi një shtet i fortë dhe stabël, mbi të gjitha, sepse përfaqëson një risi të madhe për
periudhën e pas pavarësisë. Stabiliteti i regjimit mbahet pavarësisht kolapsit të një aleati të rëndësishëm si Bashkimi Sovjetik, sepse marrëdhëniet mes të dyve ishin funksionale për shkak të interesave nacional dhe jo për bazat ideologjike. Këto rezultate u arritën me militarizimin e shoqërisë dhe të një përgatitje konstante për luftë. Megjithatë, duke qenë
se në Siri për 25 vjet nuk pati një luftë të madhe mund të evidentohen dy çështje: ai regjim nuk ishte i kërkuar para së gjithash për luftën kundër Izraelit, por për të mbajtur stabilitetin dhe kontrollin politik; sipas besueshmërisë ushtarake qe një investim që e lejon regjimin të maksimizojë fitimet e një qëndrimi strategjik të vendit kundër Izraelit dhe shteteve të
tjera fqinje. Militarizimi institucionalizon autonomi potencialisht destabilizuese. Ushtria dhe aparati i sigurisë bëhen instrumentet më të rëndësishme të shtetit. Gjithashtu, militarizimi ishte një faktor bashkues që përforcon sentimentet nacionale dhe lejon për tri dekada ndryshime të buta sociale. Pra, militarizimi i jetës publike kontribuon në krijimin e
shpirtit sirian dhe ky ishte një ndër rezultatet më të rëndësishme të arritura nga Hafez Al Assad. Sot Libani është i njohur si shteti autonom dhe palestinezët konsiderohen vëllezër. Pavarësish se militarizimi limiton liritë personale, u vu me të vërtetë në dyshim dhe regjimi arriti të përballojë problematikat e vëllezërve mysliman në vitet ’80. Hafez vdiq në
vitin 2000, pasi qeverisi për rreth 30 vjet, duke kaluar prova sa të vështira aq edhe të rëndësishme.
DILEMAT E BASHAR AL ASSAD
Sot nuk është në dyshim legjitimiteti i shtetit sirian dhe të institucioneve të tij. Djali i Hafez Al Assad ka një detyrë më të vështirë. Alaëis (minorancë e familjes së Hafez Al Assad) kanë krijuar një shtet që mund të mbijetojë. Sfidat e brendshme që i prezantohen Bashar janë si ekonomike, ashtu edhe politike. Një ekonomi e dobët mund të dëmtojë legjitimitetin e regjimit. Në të njëjtën kohë inovacionet teknologjike lehtësojnë komunikimet me jashtë dhe njohjen me shoqëritë e lira perëndimore. Do të jenë pikërisht këto masa të forta ekonomike, por edhe një liberalizim politik për një konsensus më të madh demokratik. Bashar është i
vetëdijshëm për modernizimin urgjent të vendit. Legjitimiteti i tij nuk duhet të bazohet më mbi trashëgiminë e babait dhe me lidhjet e Baath, por mbi reformat dhe liberalizimin. Që kur Bashar është në fuqi atmosfera e vendi herë ka tentuar të ndryshojë dhe herë ka dashur të konfirmojë, sikur po qëndron në vend, ose sikur po bën hapa mbrapa. Bashar, në pamje të parë, po përpiqet të luftojë korrupsionin, duke konkluduar monopolin shtetëror në banka, duke inkurajuar investimet e jashtme dhe progreset teknologjike. Paralelisht shoqëria civile, për një kohë të gjatë e heshtur, fillon të kërkojë hapje demokratike. Nacionalistët, marksistët, dhe vëllezërit myslimanë dhe kurdin fillon të ndjehen. “Pranvera e Damaskut” ka zgjatur
rreth një vit, pas të cilit regjimi ka qartësuar limitet e hapjes dhe ka akuzuar aktivistët si dëmtues të stabilitetit në vend. Diskutohet mbi faktin se reformat mund t’i hapin portat islamit radikal, por Siria është një vend shekullor dhe thuajse i paprekur nga aksioni terrorist. Regjimi është shumë vigjilent mbi shumë forma të ndryshme islami që rriten në vend. Është e
pamohueshme që kohët e fundit shoqëria siriane është bërë më e islamizuar dhe është evident që islami radikal lind nga boshllëku i lënë nga mungesa e besimit mes qytetarëve dhe klasës dominuese dhe nga deficiti i demokracisë së kombinuar me një rezultat të dobët ekonomik. Një boshllëk i tillë duhet të evitohet dhe është e rëndësishme të përshpejtohet procesi i modernizimit. Në fund duhet të nënvizohet se politika e brendshme dhe e jashtme siriane
janë të lidhura thellësisht me njëra-tjetrën. Një konsensus i fortë i brendshëm do të lejonte që vendi të zhvillonte një rol më të rëndësishëm mbi skenën rajonale.
SIRIA DHE SKENARI IRAKIEN
Në kontekstin rajonal, Iraku është sot një faktor shqetësues. Historikisht raportet mes dy vendeve janë shënuar nga një kompleks me bashkëjetesë dhe me konflikt. Në dekadat e fundit dy vendet ishin të ndarë nga konfliktet e partive respektive Baath dhe nga mikpritja
reciproke e lidhur me refugjatët e vendit tjetër (Siria ka pritur refugjatë irakian dhe anasjelltas). Dy vendet kanë vizione të kundërta mbi disa çështje: Iraku dënon pranimin nga ana e Sirisë të marrëveshjes së liberalizimit me Izraelin të vitit 1974. Gjithashtu, dënon ndërhyrjen siriane në Liban në vitin 1976 dhe, në luftën e bërë mes Irakut dhe Iranit,
Siria kishte përkrah këtë të fundit. Në fund të vitit 1991, pas pushtimit irakian të Kuvajtit, Siria u vu në anën e SHBA. Sanksione ndërkombëtare kundër Irakut ishin një zgjedhje ideale për Sirinë, sepse dobësonin dhe monitoronin vendin. Kjo mund të shpjegojë shenjat e nxehjes të raporteve (tregtare!) në fund të viteve ’90. Rihapja e naftësjellësit KIRKOUK-BANIAS
lejon Sirinë të evitojë stanjacionin ekonomik dhe reformat jo popullore. Iraku, i ndodhur nën sanksionet, gjithashtu, ishte një partner i mirë për eksportet siriane me kosto të ulëta të prodhimeve të agrikulturës dhe industriale. Në vitin 2003 Siria ka kërkuar të evitojë luftën në Irak, duke kërkuar të bind edhe Saddam të dorëzohet dhe të lërë vendin. Është i vështirë të konstatohet ky pozicion. Siria është akuzuar për neglizhencë në kontrollin e kufijve, për mikpritjen e rebelëve dhe të miqve të Saddam. Damasku ka mohuar edhe pse nuk e ka fshehur pozicionin e saj në lidhje me pushtimin amerikan. Është tashmë në interesin e saj të kontribuojë në normalizimin e vendit. Përtej pozicionin zyrtar nuk është e vështirë të
zbulohen qëllimet siriane: së pari, të evitojë një copëzim territorial të fqinjëve, që mund të dilnin nga shtrati në Siri; të sigurohet që presionet perëndimore nuk do të shqetësojnë politikat e saj të brendshme dhe rajonale. Siria mban influencën përtej kufijve të saj. Përtej lidhjeve tradicionale me sunitët, ka një vetëdije të thellë me aparatin e kaluar ushtarak dhe të
sigurisë irakiane. Bashkëpunimi sirian mund të sigurohet në një logjikë, në
atë japësh dhe të marrësh.
SIRIA-IZRAELI DHE ÇËSHTJA PALESTINEZE
Siria është që nga viti 1979 në listën amerikane të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin. Ky vend gjithmonë ka refuzuar ta konsiderojë në të njëjtën mënyrë terrorizmin (i konsideruar
ilegjitim) dhe beteja për lirinë nacionale, si ajo palestineze ose libaneze, të legjitimuar mbi bazën e Kartës të OKB. Paqja në optikën siriane, do të thotë tërheqje të Izraelit në linjën e vitit 1967, themelimi i shtetit palestinez dhe riintegrimi i lartësive të Golanit. Disa herë Bashar ka kërkuar rifillimin e negociatave me Izraelin. Nuk ka kushte paraprake për
Sirinë për të rifilluar negociatat, duke përjashtuar se ato duhet të sjellin një paqe finale mbi bazën e rezolutave të OKB. Ideja siriane do të mbështetej mbi tri konsiderata: së pari, Izraeli ka marrë më shumë forcë falë strategjisë së re kundër terrorizmit; së dyti, që Izraeli nuk e
konsideron Sirinë në gjendje të destabilizojë planet e tij; së treti, që Izraeli nuk është dakord t’i jap Sirisë një zë më të fortë në negociata.
MARRËDHËNIA VITALE ME LIBANIN
“Liban” është një fjalë e përmendur disa herë në Bibël dhe në testamentin e vjetër. Territori i këtij vendi është i identifikuar si “Toka e qumështit dhe mjaltës”, për shkak të burimeve të
bollshme natyrore dhe oportunitetit për mbrojtje, sepse rrethohet nga male të larta në Lindje dhe nga deti në Perëndim. Libani ndodhet në Azinë perëndimore, në Lindjen e Mesme, dhe për nga sipërfaqja është vendi më i vogël në rajon. Një ndër fqinjët më interesant të Libanit është Siria, me të cilën ka një lidhje shpirtërore origjinale. Për shkak të pozicionit
gjeografik dhe faktit se është vend kufitar, Siria ka të bëj me Libanin me çështje që lidhen me sigurinë, edhe pse nuk duhet harruar që sirianët dhe libanezët janë i njëjti popull. Prania e trupave siriane në Liban ka nisur që në vitin 1976, kur Damasku ndërhyri në luftën civile në avantazh të maronitëve katolikë. Në periudhën e mëvonshme Siria ka mbajtur qëndrime të
ndryshme me grupe të ndryshme etnike sipas logjikës: të ndalojë dominimin e një grupi të veçantë. Në vitin 1984 nga Libani u tërhoqën trupat e OKB. Në vitin 1985 Izraeli tërhiqet nga pjesa më e madhe e territorit. Në vitin 1989 prania e trupave siriane u aprovua nga Marrëveshja e Taif. Më vonë prania e trupave siriane u pranua në mënyrë implicite nga komuniteti ndërkombëtar. Në vitin 1991 Siria dhe Libani firmosin një marrëveshje armëpushimi dhe bashkëpunimi, i cili ishte baza legale e pranisë siriane. Pas një seri takimesh dhe bisedimesh, trupat siriane, më në fund, tërhiqen nga Libani në prill të vitit 2005. Trupat siriane u vendosën në vitin 1976 me qëllimin për të ndaluar luftën civile libaneze, që fillojë në vitin 1975. Lufta nuk mbarojë para vitit 1990, pasi forcat siriane luftojnë në mënyrë të ndarë kundër kontrollit të milicive myslimane dhe të krishterta, njësi ushtarake libaneze, luftëtarët palestinez dhe ushtria izraliane. Një funksionar libanez pro-sirian kanë thënë se 12 mijë ushtarë sirian janë vrarë në Liban dhe shumë të tjerë janë plagosur. Ushtria siriane dhe shërbimet sekrete kanë dominuar Libanin gjatë luftës civile 1975-1990, deri në rezolutën e OKB, që kërkonte tërheqjen totale të trupave siriane nga Libani. Ngjarja që përshpejtojë tërheqjen e trupave siriane ishte edhe vrasja e ish kryeministrit Rafik Al Hariri. Një çështje tjetër e rëndësishme është janë raportet Siri-Liban që kanë të bëjnë me HESBOLLAH, ku Damasku akuzohet se i mbështet. HESBOLLAH është një lëvizje shite. Siria, gjithmonë, ka mohuar se i ofron armë, por nuk e fsheh faktin se e konsideron një lëvizje legjitime për lirinë nacionale, që lufton kundër pushtimit izraliane (i referohet territorit të quajtur Shaaba Farms).
MARRËDHËNIET ME IRANIN DHE ANKARANË
Siria ka vendosur marrëdhënie të
rëndësishme me dy fqinjët e saj jo arab: Turqia dhìe Irani dhe politika e saj përballët tyre është e lidhur me skenarin irakian dhe arabë-izraliane. Në vitet e fundit është tentuar një ri afrim politik, ekonomik, social e strategjik mes Turqisë e Sirisë. Fillimi i këtij ndryshimi në marrëdhëniet turko-siriane ishte viti 1998, kur Siria i dha fund mbështetjes së kurdëve
të separatistit Oçalan. Pas këtij akti, programet e bashkëpunimit janë rritur shumë (janë bërë shkëmbime vizitash edhe nga udhëheqësit reciprok të dy vendeve) dhe është arritur edhe një marrëveshje për tregtinë e lirë mes dy vendeve. Ky trend përkon edhe me lidhjet e forta që Turqia po ndërton edhe në Europë. Ndërsa për Sirinë është e rëndësishme të ketë një vend mik si Turqia, e cila është anëtare e NATOS dhe tenton të hyrë edhe në BE.
Marrëdhëniet me Iranin janë më problematike. Dy regjimet janë shumë të ndryshëm, ateist
në Siri dhe fetar në Iran, me shumicë sunite në Siri dhe shumicë shite në Iran. Në vitin 1980, me rastin e fillimit të luftës mes Iranit dhe Irakut, Siria, ndryshe nga vendet e tjera arabe, mbështeti Iranin. Në krizën e Golfit në 1990-91 Siria mban anën e koalicionit ndërkombëtar. Më fjalë të tjera, edhe pse me pozicione divergjente mbi disa çështje rajonale, duken të
vullnetshëm të ruajnë marrëdhënie reciproke për motive strategjike.
MARRËDHËNIET ME SHBA DHE EUROPËN
Qëndrimet e SHBA dhe Europës kundrejt Sirisë edhe pse janë plotësuese nuk janë identike. Ato konkordojnë në faktin se Siria duhet të modernizohet dhe duhet të zbatojë lirinë ekonomike e politike. Marrëdhëniet SHBA-Siri janë paradoksale, duke qenë se Siria është
në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin. Ngjarjet e 11 shtatorit, edhe pse jo të lidhur drejtpërdrejtë me Sirinë, e kanë postuar vëmendjen e SHBA mbi luftën kundër terrorizmit. Në vitin 2002, Kongresi, në punën për aprovimin e “Siria açountability act”, gjen rezistencë dhe për këtë arsye akti u aprovua në vitin 2003. Rezoluta e mëvonshme e OKB për tërheqjen e trupave siriane nga Libani, ishte një tjetër indikator për të sinjalizuar se Siria duhet të mbahet nën kontroll e presion. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe në nivel politik mbahen kontakte të rralla me lidershipin e lartë sirian. Përballë këtyre dinamikave, duhet shtuar fakti se Siria nuk e fsheh skepticizmin e saj mbi “iniciativës e madhe jugore” amerikane që shihet
potencialisht si ndërhyrje në punën e brendshme arabe. I ndryshëm është qëndrimi europian për Sirinë. Nga 11 shtatori europianët, edhe pse të përfshirë në procesin e zgjerimit, janë bërë më të vetëdijshëm se duhet t’u gjenden përgjigje më efikase sfidave të Mesdheut. Europa e kupton rëndësinë e saj për të rritur peshën dhe rolin në konfliktin arabo-palestinez dhe të
dëgjojë zërin e fqinjëve. Në fund Europa tenton të aplikojë një metodologji dialogu për të promovuar modernizimin në rajon. Me Sirinë BE ka sigurisht arritur një “asssociation agreement” bilateral që plotëson gamën e lidhjeve speciale me vendet e Mesdheut. Marrëveshja është shumë e avancuar mbi temën e modernizimit e të dialogut dhe përfshin temën e armëve të shkatërrimit në masë. Kjo duket të provojë se Siria po kërkon mbështetjen europiane dhe kjo është e rëndësishme qoftë për modernizimin ashtu edhe për sigurinë e vendit.
KONKLUZIONE- NJË KURS I RI
Zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare mund të detyrojnë Bashar të modifikojë ca politika tradicionale siriane për të arritur një marrëveshje me Izraelin dhe për të modernizuar vendin. Faktori më alarmues është rrjeti terrorist i Al Qaida, e cila është një rrezik për vendin, sepse mund të minojë stabilitetin e vendit, në të cilin ekzistojnë komponentë të ndryshëm etnik dhe fetar. Gjithashtu, Siria duhet të konfrontohet edhe me skenarin palestinez. Vdekja e Arafatit i ka rritur më shumë mundësitë e dialogut me Izraelin. Siria mund të luaj rolin e saj në procesin e paqes, duke ushtruar më shumë presion mbi Abu Mazen. Siria duhet të ndryshojë sipas rrethanave të reja dhe të vendos si të luajë kartat e saj. Ajo duhet të arrijë të kapërcej krizën e fundit politike duke respektuar aspiratat e popullit të saj, që kërkon më shumë demokraci dhe
liberalizëm social. Gjithashtu, ajo duhet të bëj kujdes që situata politike e brendshme të mos jetë shkak për ndonjë incident ndërkombëtar me pasoja shumë të rënda për veten dhe rajonin. Këtu e kam fjalën në lidhje me fqinjin e saj Turqinë. Kohët e fundit janë parë të lëvizin tanket siriane në kufirin me Turqinë. Gjithashtu edhe Turqia po mobilizon forcat ushtarake në kufi. Do të mjaftonte një incident i vogël që situata të dal nga kontrolli.
* Gazetar për çështjet e Rajonit dhe të Diplomacisë, Kryetar i organizatës shqiptare “Nuova Generazione Albanese”.