Shkup, 26 qershor 2011, NOA- Pas konstituimit të Parlamentit Trajko Veljanovski është rizgjedhur sërish që të drejtojë ligjvënësit maqedonas të dalë nga zgjedhjet e 5 qershorit.
Pavarësisht kontestimeve ai ka mundur të marrë shumicën e votave, duke siguruar besimin e 70 deputetëve të maxhorancës dhe me kundërshtimin e opozitës.
Mësohet se gjatë detyrës së tij në këtë mandat, Velijanovski do të drejtojë edhe tre deputetë nga diaspora të cilët u zgjodhën nga vullneti i emigrantëve të cilëve në këto zgjedhje iu njoh e drejta e votës.
Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, i sapozgjedhuri deklaroi se, “Dëshiroj t’ju bind se interesi im parimor do të vazhdojë të mbetet vetëm Maqedonia, ndërsa mjetet për realizimin e këtij qëllimi do të vazhdojnë të mbeten Kushtetuta, ligjet dhe rregullorja për punë të Parlamentit”.
a.y/NOA