Tepelenë, 26 qershor 2011 NOA – Flakë zjarri kanë përfshirë para disa minutash katër depozita të karburantit në Tepelenë.
Burime policore në vendngjarje i konfirmuan agjencisë NOA se bëhet fjalë për katër depozita me lëndë djegëse që i përkasin kompanisë tashmë të privatizuar nga Rezart Taçi, “ARMO”.
Për momentin nuk dihen shkaqet e zjarrit. Në vendin e ngjarjes është krijuar një situatë kaotike dhe pasiguri. Forcat e zjarrfikjes po punojnë për të lokalizuar zjarrin dhe shuar atë.
e.t/NOA