E diel, 26 qershor 2011, NOA- Një zjarr i beftë ka përfshirë një fabrikë tullash në Maminas të Durrësit, ku fillimisht ai ka nisur në një depozitë gazi.
Nga të dhënat paraprake thuhet se nga flakët është prekur një pjesë e saj, por nuk bëhet i ditur shkaku i tij, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi duke krijuar një situatë alarmi.
Menjëherë banorët e zonës janë vënë në alarm dhe kanë njoftuar forcat zjarrfikëse dhe policinë, të cilët kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Nga ana e zjarrfikësve të Durrësit dhe të Tiranës, të cilët u dyndën në zonën e zjarrit, po vijon puna për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
a.y/NOA