Romë, 27 qershor 2011 NOA– Është asteroidi më i madh që i është afruar ndonjëherë Tokës, dhe do të kalojë jo shumë por vetëm 12 mijë km nga sipërfaqja e planetit.
Ai quhet MD 2001 dhe ka një diametër mes 8 dhe 18 metrave.
Asteroidi, sipas ekspertëve, do t’i afrohet Tokës, pikërisht sot më 27 qershor, por pa shkaktuar asnjë dëm.
" Ka patur asteroidë të tjerë, të cilët i janë afruar Tokës më shumë, por kanë qenë shumë më të vegjël se MD 2001”, ka deklaruar Andrea Milani, studiues pranë universitetit të Pizës.
Deri më tani, rekordin për afrimin më të madh me Tokën e mban asteroidi 2008 TC3 me diametër 4 metra, i cili u pa me sy të lirë. Në 2008 ai u copëtua në mijëra pjesë dhe pjesë të tij ranë në shkretëtirën e Sudanit.
a.q/NOA