SHBA, 27 Qershor NOA - Blake Lively e ka ditur gjithmonë se do të ishte fejuar me protagonistin e filmit “Titanic” dhe se altari i martesës nuk është shumë larg tyre.
Aktorja bukuroshe e cila është bërë e famshme falë serialit televiziv “Gossip Girl”, që e vogël ka pasur një poster të Leonardo Di Caprio në dhomën e saj dhe në një intervistë të 2008 ka rrëfyer: “Kur isha 9-vjeç i kisha bërë një premtim vetes se do të martohej me të”, - shkruhej në revistën e gossip, “Now”.
Edhe pse miqtë e aktorit e shohin shumë të vështirë diçka të tillë, sërish ajo vazhdon të ndjekë instinktin e saj, pasi faktikisht duhet thënë se ëndrra është realizuar.
Lively dhe Di Caprio janë së bashku prej më shumë se një muaj.
Fillimisht janë parë në prani të njëri tjetrit në jahtin e regjisorit të famshëm Steven Spielberg në Kanë e më pas me pushime në Portofino, Verona dhe Venecia.
r.b/NOA