Pakistan, 27 qershor, NOA - Talibanët e Pakistanit pretendojnë se një çift i martuar kanë kryer një sulm në një stacion policor, në fundjavën e kaluar, pretendim ky i pare i këtij lloji.
Zëdhënësi Ehsanullah Ehsan, duke folur për Agjencinë France Press, i ka identifikuar sulmuesit vetëvrasës si “uzbekë” dhe ka kërcënuar se në të ardhmen do të ketë sulme tjera të çifteve burrë-grua. Policia e Pakistanit ka konfirmuar se një grua ka hedhur veten në erë, gjatë një sulmi mbi një stacion policor, në të cilin mbetën të vrarë 10 policë.
Zyrtarët pakistanezë kanë thënë se 6 sulmues janë vrarë gjatë luftimeve.
a.k/NOA/RFE