English

Delegacion shqiptar në Lojërat Olimpike Speciale Ndërkombëtare në Athinë

Tiranë, 27 Qershor 2011 NOA - Delegacioni Shqiptar i Olimpikut Special u nis ditën e premte në Athinë për të përfaqësuar Shqipërinë në Lojërat Olimpike Speciale Ndërkombëtare 2011. Atletët pjesëmarrës të akredituar nga Olimpiku Special Ndërkombëtar shoqërohen edhe këtë vit nga Zonja e Parë Teuta Topi dhe nga përfaqësues të Fondacionit Vodafone Albania që është dhe mbështetësi i ekipit shqiptar në eveniment.

Skuadra e atletëve shqiptarë ka në përbërje përfaqësues nga Korça, Pogradeci, Shkodra, Elbasani, Tirana dhe Vlora të cilët konkurrojnë në 4 disiplina të ndryshme sportive: bowling, pingpong, futboll dhe atletikё. Të 17 atletët shqiptarё u bashkohen rreth 7000 atleteve nga 180 vende të botës tё cilёt janё pjesё e ketij eventi ndёrkombёtar.

Ceremonia e hapjes u mbajt ditёn e shtunë nё Stadiumin Olimpik tё Athinёs “Kallimarmon Panathinaikon” ku atletёt pjesёmarrёs nga e gjithё bota marshuan nё njё paradё tё gjithё sёbashku. Lojrat Olimpike Speciale Ndёrkombёtare kanё bashkuar botёn nё Athinё dhe pёr 10 ditё tё gjithё atletёt sёbashku do tё konkurojnё mes tyre nё shumёllojshmёrinё e lojërave tё ofruara nё kёtё edicion botёror tё lojrave olimpike speciale.

Olimpiku Special ёshtё njё lёvizje ndёrkombёtare qё synon tё ndryshojё jetёn e njerёzve me aftёsi tё kufizuara intelektuale dhe fizike përmes sporteve. Kjo lёvizje ёshtё themeluar nё 1968 nga Eunice Kennedy Shriver dhe kёsaj iniciative i janё bashkuar sot 3.7 milion atletё nga 180 vende të botës. Falё Fondacionit Vodafone Albania, Lojrat Olimpike Speciale zhvillohen prej katёr vitesh tashmë edhe nё vendin tonё duke u kthyer nё njё traditё shumë tё bukur dhe sensibilizuese pёr tё gjithё.

Fondacioni Vodafone Albania, iniciator i mbështetjes të kёsaj tradite në Shqipëri, bën të mundur edhe këtё herë përfaqësimin e skuadrës së Olimpikut Special shqiptar në rang ndërkombëtar duke treguar gjithnjë e më shumë përkushtim dhe pasion për të motivuar këtë komunitet, i cili ka nevojё gjithnjë e më shumë për vëmendjen e shoqërisë.

e.t/NOA

KOMENTE