English

Dhuna, KShH: Në Shqipëri, raste problematike

Tiranë, 27 qershor 2011 NOA- Komiteti Shqiptar i Helsinkit shpreh shqetësimin për përdorimin e dhunës në shumë raste në Shqipëri. Në kuadër të ditës së OKBS kundër dhunës, KSHH ka shpërndarë për mediat një deklaratë ku përmenden disa ratse shqetësuese.Keshtu, mbi bazën e sinjalizimeve dhe ankesave ka kryer vazhdimisht monitorime në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe në komisariatet e policisë. Qëllimi i këtyre monitorimeve ka qenë konstatimi në vend i nivelit të respektimit të lirive dhe të drejtave të të dënuarve, të paraburgosurve, të të ndaluarve dhe personave të shoqëruar, që ndodhen pranë këtyre institucioneve të mbyllura.

“Më konkretisht, gjatë periudhës JanarPrill 2011, pranë KShH kanë mbërritur 4 ankesa ku personat e privuar nga liria pretendojnë se ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike/psikologjike nga punonjës të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale”, thekson KSHH në deklaratën për mediat.

Tepër shqetësuese, sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit kanë qenë ankesat për ushtrim dhune ndaj shtetasve, në kuadër të ngjarjeve të 21 Janarit 2011, për të cilat është shprehur në fjalën e tij edhe z.Thomas Hammarberg, Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës.

“KShH u bën thirrje organeve të rendit publik, të policisë gjyqësore dhe personelit të institucioneve të burgjeve dhe paraburgimit, që jo vetëm të mos ushtrojnë dhunë ndaj të ndaluarve, të arrestuarve apo të dënuarve, por edhe të mbajnë qëndim e të nxjerrin përgjegjësinë individuale në rastet kur një sjellje e tillë konstatohet, pavarsisht nga pozicioni apo funksioni që kanë personat përgjegjës”, përfundon qëndrimi zyrtar i KShH.

a.q/NOA

KOMENTE