Angli, 27 Qershor NOA - Asnjë mjekim, asnjë insulinë, por vetëm një dietë intensive dhe e fortë për 2 muaj.
Në këtë mënyrë një ekip studiuesish në Universitetin e Newcastle kanë kuruar disa vullnetarë të cilët ishin të prekur nga diabeti i tipit 2, duke demonstruar se nuk është një sëmundje e pakurueshme.
Vullnetarët kanë ndjekur një dietë prej vetëm 600 kalorish për tetë javë dhe pas 3 muajsh 7 persona në 11 të tillë të prekur prej saj ishin shëruar.
Diabeti i tipit 2 është shkaktuar nga glukoza e tepërt në gjak dhe në ndryshim nga diabeti i tipit 1 ka një lidhje më të fortë me shëndetin e tepërt.
r.b/NOA