Spanjë, 27 Qershor NOA - Juventusi duhet të ketë kujdes.
Pista që mund të sjellë Sergio Aguero, faktikisht, është ndërlikuar më shumë se kurrë.
Gjatë kësaj mesjave Marotta do të takohet me agjentët e lojtarit argjentinas, por gjatë kësaj kohe duhet theksuar se në këtë tratativë është futur dhe Barcelona.
Katalanasit rrezikojnë të humbasin Sanchez dhe pikërisht në një situatë të tillë me s duket ka qenë Messi ai që i ka shtyrë drejtuesit e klubit drejt Kun, që duhet thënë se është partner i repartit të sulmit dhe në përfaqësuesen e Argjentinës.
Për tu theksuar është se dhe interesi i Realit qëndron i gjallë.
Atletiko në krahun e saj duket të jetë e patundur nga shifra e 45 milionëve.
r.b/NOA