English

Filmi për Wikiliks, gazetarët në rrjetën e kompanive filmike

Londër, 27 qershor 2011 NOA- Wikiliks është ylli më i ri kinematografik i Hollivudit, ose të paktën, pritet që kështu të jetë.

Gazeta prestigjioze “Financial Time” ka pohuar se janë të paktën 5 shtëpi prodhuese, të cilat po konkurojnë për të drejtën e prodhimit të një filimi për Wikiliks e mbi të gjitha mbi Julian Asanzh. Për këtë arsye puna ka nisur nga “rrethimi” që po i bëhët gazetarëve, të cilëy kanë shkruajtur artikuj dhe libra mbi këtë çështje.

Kështu, kompania filmike “DreamWorks’, praktikisht i ka blerë gjigantit “The Guardian” një prej gazetarëve, i cili publikonte të dhënat e nxjerra nga Asanzh.

Kompania amerikane ka tashmë të drejtën e publikimit, të një prej librave të botuara nga e përditshmja britanike.

a.q/NOA

KOMENTE