English

Macja që sfidon ujin vetëm për tu shëruar

Londër, 27 Qershor NOA - Mog po kërkon të rikthehet të vrapojë, të kërcejë e të luajë ashtu si të gjithë macet e tjera në mbarë botën.

Për të bërë diçka të tillë ajo është e gatshme për gjithçka, madje dhe të sfidojë ujin, një “armik” i njohur i felinëve.

Pikërisht siç ndodhet me shumë persona, hidroterapia ka efekte të mrekullueshme dhe tek macet.

Gjysmë e paralizuar, pasi është shkelur nga një autoveturë, Mog është duke rikuperuar përdorimin e putrave të saj.

Gjatë gjithë kohës ajo shoqërohet nga një instruktore, ku Mog është në leksionin e dhjetë të notit në një vaskë të gjatë pak a shumë 5 metër.

Së fundmi duhet thënë se ka arritur të mbështesë të katërt këmbët e saj.

“Fillimisht ishte e terrorizuar – tregon padronia e saj, Veronica Ashworth, për faqet e britanikes Daily Mail – Më pas ka provuar gjatë gjithë leksioneve dhe tashmë po aplikohet rehabilitimi i gjymtyrëve të saj.

r.b/NOA

KOMENTE