SHBA, 27 Qershor NOA - Zakonisht fëmijët në familje sjellin një stabilitet në çift.
Por ka dhe raste të shumta që nuk ndodh diçka e tillë, kështu ka ndodhur për Owen Wilson, i cili është sërish single pasi ka përfunduar çdo gjë me Jade Duell.
Lindja e vogëlushit Robert, i cili ka ardhur në jetë në fillim të 2011, me sa duket ka bërë që aktori 42-vjeçar të kalonte në atë stad të jetës së tij që ai dëshironte.
Owen kërkonte një liri veprimi me miqtë e tij, qoftë ato meshkuj ashtu dhe femra, dhe në të njëjtën kohë të qëndronte me familjen e tij.
Në krahun tjetër për partneren e tij Jade diçka e tillë nuk ishte normale dhe në këtë mënyrë ka menduar vetë Owen për ti dhënë fund historisë së tij, për të shmangur një “tradhti pas shpatullave të saj”.
Mund të themi të bindur se sindroma e rinisë është rikthyer tek aktori i famshëm.
r.b/NOA