English

PD: Rama kërkon të mbysë zërin e shqiptarëve

Tiranë, 27 qershor 2011 NOA- Vijon përplasja mediatike mes mazhorancës dhe opozitës për fituesin e betejës zgjedhore në Tiranë. Selia blu ka reaguar për deklaratat e sotme të kryesocialistit Rama në Elbasan dhe Korçë. Në deklaratën e bërë publike nga zëdhënësja Albana Mustafaraj, Rama po vijon maskaradën për të errësuar procesin zgjedhor.

“Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira, transparente dhe zgjedhjet më të mira që janë bërë në Shqipëri, ku gjithçka u shpalos drejtpërdrejt në ekran”, deklaroi Mustafaraj.

Zëdhënësja Albana Mustafaraj tha gjithashtu se “Në këto zgjedhje në rang vendi morën pjesë rreth 1milionë e 600 mijë qytetarë duke bërë që zëri i tyre të dëgjohej, një pjesëmarrje rekord kjo përsa i përket zgjedhjeve lokale, por edhe të përgjithshme. Më shumë qytetarë votuan për kandidatin e “Aleancës për Qytetarin” në Tiranë, por më e rëndësishme se kjo, është fakti se u dëgjua zëri i çdo qytetari”

Sipas PD-së, nga dëshpërimi përballë humbjes, Rama po kërkon të mbysë jo vetëm zërat e atyre që hodhën votën gabimisht, por të të gjithë qytetarëve të tjerë.

“Kjo nuk është e drejtë, por gabim. Përse kërkon z.Rama të mbysë zërin e qytetarëve?

Përse z.Rama nuk pranon rezultatin e Demokracisë ?”, ka përfunduar Mustafaraj.

a.q/NOA

KOMENTE