Islamabad, 27 qershor 2011 NOA- Të paktën 15 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi me avionin pa pilot, i cili ishte nisur nga Afganistani, për të goditur zonën në jug të vendit.
Sipas mediave vendase, mjeti fluturues ka goditur me 4 raketa një autobus, në të cilin udhëtonin disa të dyshuar si militantë talebanë.
Në momentin e parë u gjetën 8 trupa, por disa orë pas sulmit, banorët kanë gjetur trupa të tjerë, në zonën shumë pranë kufirit afgan.
a.q/NOA