Venezuelë, 27 qershor, NOA - Qeveria e Venezuelës ka hedhur poshtë raportet se presidenti Hugo Çavez është në gjendje kritike, pas një ndërhyrje urgjente mjekësore në Kubë, duke insistuar se lideri po “e merr veten shumë mirë”.
Qeveria e Çavezit tha se ai i është nënshtruar një operacioni të abscesit në pelvik më 10 qershor dhe se vazhdon të kurohet.
Të premten, ministri i jashtëm i Venezuelës, Nikolas Maduro tha se Çavezi- që gjendet ende në Kubë- ishte në, siç e quajti, “në betejë të madhe” me shëndetin e tij.
NOA/RFE