English

Sequi: Duhet angazhim i sinqertë drejt BE

Tiranë, 27 qershor, NOA - Ambasadori i BE-së, Etore Sequi dhe zëvendësambasadorja e SHBA-së, Deborah Jones kanë marrë pjesë sot në konferencën për besimin social dhe demokracinë shqiptare. Dy diplomatët kanë vlerësuar maksimalisht rolin e madh që ka besimi social në zhvillimin e një demokracie të qëndrueshme në çdo vend. Ambasadori i BE-së ka theksuar në fjalën e tij se duhet më shumë punë për të arritur objektivat.

“Puna jonë dhe marrëdhënie me ju kërkon që të ndërtojmë besim, që të bëheni pjesë e vlerave tona”, tha ambasadori i BE-së, Sequi. Ai konfirmoi gatishmërinë e BE për të ndihmuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ju duhet angazhim i sinqertë, vendosmëri dhe besim, ju duhet të bëni këtë dhe ne si BE jemi këtu për tu ndihmuar që të arrini këtë”, tha Sequi. Sequi u shpreh se Bashkimi Europian po punon për ta bërë Shqipërisë pjesë të vetes.

a.k/NOA

KOMENTE