Hagë, 27 qershor, NOA - Gjykatësit në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime, do të vendosin sot nëse do të lëshojnë ose jo fletarrestim për Gadafin dhe ndihmësit e tij. Në anën tjetër, zëdhënësi i Muamer Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e populit libian dhe nuk mund të mënjanohet.
Zëdhënësi i Qeverisë, Musa Ibrahim, tha se i takon popullit të Libisë dhe jo NATO-s apo “grupeve të armatosura” që të vendosin për fatin e vendit.
Ibrahim ka thënë se bën këtë deklaratë, për të qartësuar komentet që kishte bërë të dielën.
Ai u kishte thënë gazetarëve në Tripoli se qeveria po propozon një periudhë të dialogut kombëtar dhe zgjedhje të mbikëqyrura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
NOA/RFE