Fier, 27 qershor, NOA - Tre persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për tentativë të grabitjes së tre depozitave të naftës në Patos. Personat e arrestuar janë; Përparim Muskaj, 34 vjeç, Artur Muskaj 37 vjeç, të dy banues në fshatin Dukas të Fierit dhe të dënuar më parë për vjedhje si dhe Erjon Lulaj, 19 vjeç, banues ne fshatin Varibop të rrethit Fier.
Të tre personat janë arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit. Ndjekja ndaj tyre ka nisur pasditen e djeshme, pasi në fshatin Dukas, në grupin 6 të Qendrës së Përpunimit të Naftës, kanë tentuar të vjedhin tre depozita prej hekuri të naftës me kapacitet 750 litra secila.
Tre personat nuk kanë arritur ti marrin depozitat, ndërkohë që forcat e policisë janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit dhe disa orë më vonë kanë bërë arrestimin e tyre.
a.k/NOA