Vlorë, 27 qershor, NOA – Prokuroria e Vlorës ka nisur procedimin penal ndaj një 36-vjeçari i cili akuzohet për trafikim të mjeteve motorike. Vasil Muharrem Latifi, banues në lagjen “Hajro Cakërri” të Vlorës ka grabitur një makinë tip “BMW” Itali dhe më pas e ka shitur atë në Shqipëri.
Makina është bllokuar dy ditë më parë në lagjen “Uji iFtohtë” në Vlorë. Pas kontrollit të mjetit me targa VL 0757 D, u verifikua se ajo ishte vjedhur në shtetin italian në datën 6 shtator 2006. Në momentin e bllokimit të makinës ajo drejtohej nga shtetasi, E. K. 28 vjeç. Sipas policisë 28-vjeçari e ka blerë makinën nga Latifi disa kohë më parë me vlerën prej 1 milion lekësh.
a.k/NOA