Siçili, 27 qershor 2011 NOA- Mediat italiane raportuan sot rrëfimin rrënqethës të një vrasësi, i cili me gjakftohtësi ka zhdukur një familje të tërë. Sipas mediave, Giuseppe Centorbi ka deklaruar se krimin e shumfishtë e ka kryer për shkak të një konflikti pronësie me fqinjin e tij.
Centorbi hyri, javën e kaluar, në shtëpinë e Filippo Militano, në qytezën e Likatas, dhe qëlloi me gjashtë plumba në kokë bashkëshorten e tij dhe me tre plumba të birin.Më pas doli në oborr, ku ndoqi kryetarin e familjes që po punonte tokën, dhe e qëlloi atë me gjakftohtësi.
Vrasësi ka deklaruar përpara prokurorëve, se vrasjet i kreu pasi fqinji i tij e kishte ofenduar disa herë. a.q/NOA