English

Arrestime në Prishtinë dhe Pejë për falsifikim dokumenteve

Prishtinë, 28 Qershor 2011 NOA - Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit – sektori kundër korrupsion ne orët e pasdites ka arrestuar dy persona për falsifikim dokumentesh zyrtare.

Burime zyrtare policore i thanë agjencisë NOA se vala e arresteve erdhi gjatë një operacioni policor të realizuar ne rajonet e Prishtinës dhe Pejës nën dyshimin për veprën penale “Falsifikim i dokumentit”.

Personat e arrestuar janë: Valon Rr . 22 vjeç, arrestuar në rajonin e Pejës dhe bashkëmoshatari i tij Ernad Rr. i arrestuar në Prishtinë.

Personat e arrestuar dyshohet se në periudha të ndryshme kohore kanë kryer falsifikime të dokumenteve si fletë pagesa të semestrave gjegjësisht pagesa vjetore për studentë ne Universitetin e Prishtinës duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme financiare këtij institucioni.

Me urdhër të Gjykatës janë kryer bastisje në banesat dhe në shtëpitë e të dyshuarve ku janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale pajisje kompjuterike të cilat dyshohet se janë përdorë për falsifikimin e dokumenteve.

Mësohet se me autorizim të prokurorit personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë dhe janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Policia tha se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

a.b/NOA

KOMENTE