English

Asteroidi kalon pranë Tokës

SHBA, 28 Qershor NOA - Një asteroid me një diametër që mund të llogaritet nga 8 në 18 metër do të kalojë shumë pranë Tokës, duke qenë vetëm 12 mijë kilometër larg nga Antarktida.

Për NASA, ky asteroid, i zbuluar vetëm ditën e mërkurë, nuk prezanton një kërcënim.

Në muajin shkurt një tjetër asteroid kaloi në një distancë prej 5 mijë e 471 kilometrash nga sipërfaqja e tokës.

“Asteroid 2011 MD”, është pagëzuar ai nga NASA dhe i zbuluar vetëm katër ditë më parë nëpërmjet teleskopit Linear, në New Mexico.

Sipas astronomëve objektet e hapura të këtyre dimensioneve (mes 9 dhe 30 metrave) mund të kalojnë pranë Tokës çdo gjashtë vjet.

“2011 MD”,sipas studimeve të kryera, ka një diametër mes 8 dhe 18 metrave dhe mund të themi se është objekti që po kalon më afër tokës që prej nisjes së programit të survejimit të trupave të vegjël yjor (NEO).

r.b/NOA

KOMENTE